Flash

Gjesti i madh i Cristiano Ronaldo, kthen hotelet e tij në spitale: "Mjekim falas, personeli do paguhet nga CR7"

Lapsi.al 15 March 2020
Gjesti i madh i Cristiano Ronaldo, kthen hotelet e tij në spitale:

Në luftën kundër koronavirus zbret në fushë edhe Cristiano Ronaldo. E bën madje me një gjest të rëndësishëm për të ndihmuar Shëndetësinë të përballojë emergjencën. Sipas asaj që bën të ditur Marca, CR7 ka vendosur të konvertojë hotelet e tij në spitale. Strukturat mund të përdoren në mënyrën krejtësisht falas nga të sëmurët me Covid-19. Mjekët, infermierët e personeli do të paguhen nga Ronaldo.

Nga Madeira, ku sulmuesi i Juventus udhëtoi pas ndeshjes me Inter, edhe CR7 ka dhënë një kontribut të fortë në betejën e egër kundër koronavirus. Një kontribut i cmuar e konkret për të ndihmuar popullin e tij në një moment shumë të vështirë e për të mbështetur mjekët portugezë me struktura e fonde. Me spitalet gati në kolaps, në fakt, cdo ndihmë për të shtuar vendet e krevateve e kurat për të sëmurët mund të jetë vendimtare për të shpëtuar jetë e për të ndihmuar luftën kundër infektimit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI