Flash

"Do ti shënoj gol edhe virusit": pas Vlahohic, edhe dy të tjerë me koronavirus tek Fiorentina

Lapsi.al 14 March 2020
"Do ti shënoj gol edhe virusit": pas Vlahohic, edhe dy të

Jo vetëm Dusan Vlahovic. Të alarmuar nga disa simptoma, Fiorentina i ka ushtruar tamponin edhe Patrick Cutrone e German Pezzella që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Bashkë me ta edhe fizioterapisti Stefano Dainelli. Lajmin e ka komunikuar shoqëria viola që ka siguruar se të teseruarit e saj janë në duar të sigurta e të izoluar në shtëpitë e tyre në Firence.

"ACF Fiorentina komunikon se, në prezencë të disa simptomave i janë nënshtruar tamponit, me rezultat pozitiv, futbollistët Patrick Cutrone e German Pezzella e fizioterapisti Stefano Dainelli. Janë të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore në shtëpinë e tyre në Firenze" - shkruhet në komunikatën e klubit.

Vetëm orë më parë ishte bërë publik edhe pozitiviteti i Vlahovic, që ka dhënë një mesazh në profilin e tij në Instagram. 20 vjecari ka postuar edhe një foto që e tregon me maskë e me duart që bëjnë shenjën se cdo gjë është në rregull, shoqëruar me fjalët: "Do ti shënoj gol edhe virusit". Vlahovic shfaqi shenjat dje duke iu nënshtruar edhe tamponit për të rezultuar më pas pozitiv, por sipas asaj që bën të ditur Fiorentina lojtari sot nuk ka patur më shenja.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI