Flash

Mesazhi emocional nga karantina i Ronaldos: "Mendimi im për ata që vuajnë e luftojnë me virusin"

Lapsi.al 14 March 2020
Mesazhi emocional nga karantina i Ronaldos: "Mendimi im për ata

Cristiano Ronaldo vazhdon të soldiarizohet me situatën, edhe pse ndodhet edhe vetë në karantinë, në Madeira të Portugalisë, ku kishte shkuar për të vizituar të emën që u godit nga një iktus. Portugezi që u vetëizolua, sapo mori lajmin për pozitivitetin e shokut të skuadrës Rugani, ka dhënë një mesazh për të gjithë ata që janë prekur nga pandemia e koronavirus.

"Ju flas sot jo si futbollist, por si bir, një baba, një qenie njerëzore i përfshirë në këto zhvillime të fundit që po godasin gjithë botën - shkruhet në mesazhin e Ronaldos -. Është e rëndësishme të ndjekim këshillin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e të organeve të qeverisë se si të administrojmë situatën aktuale. Të mbrosh jetën e njerëzve duhet të vihet para cdo interesi. Mendimi im është për të gjithë ata që kanë humbur një person të dashur, gjithë solidaritetin tim për ata që luftojnë kundër këtij virusi, si shoku im i skuadrës Daniele Rugani, e suportin tim të vazhdueshëm për profesionistët e jashtëzakonshëm mjekësor që po vendosin jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar të tjerë".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI