Flash

I shtati pozitiv në Serie A: edhe Fiorentina përfundon në karantinë

Lapsi.al 13 March 2020
I shtati pozitiv në Serie A: edhe Fiorentina përfundon në

Pandemia e Covid-19 është futur me forcë edhe në botën e futbollit, sidomos në Serie A. Pas rasteve të Juventus e Sampdoria, edhe Fiorentina ka komunikuar pozitivitetin me Coronavirus të Dusan Vlahovic. Futbollisti nuk ka simptoma, por e gjithë skuadra e punonjësit e shoqërisë duhet ti nënshtrohen tani periudhës së karantinës. E njëjta procedura edhe për Udinese, kundërshtari i fundit i sfiduar në Serie A nga skuadra e Iachini.

KOMUNIKATA E FIORENTINA

ACF Fiorentina informon se futbollisti Dusan Vlahovic ka rezultuar pozitiv ndaj testit për identifikimin e Coronavirus - COVID-19, për momentin lojtari nuk ka simptoma e ndodhet në banesën e tij. Shoqëria po aktivizon në këto orë të gjithë procedurat e izolimit të parashikuara nga rregullorja, duke nisur nga vetëizolimi i të gjithë personave që kanë patur kontakt me lojtarin.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI