Flash

FOTOLAJM/ “Populli në rrugë, pushteti në jaht”, ironia e protestuesve kundër Ramës

“Populli në rrugë, pushteti në jaht” është një nga pankartat që ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së 67-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Përmes kësaj pankarte, qytetarët kanë ironizuar pamjet e publikuara të kryeministrit Rama duke lundruar me skaf në Dhërmi, ndërsa protestuesit vijojnë tubimet e tyre në Tiranë. Protestuesit kanë përdorur këtë mesazh […]

19:54

"Pogba me United edhe vitin tjetër"; Solskjaer nuk e di që francezi i dërgon mesazhëve shokëve tek Juve

Lapsi.al 13 March 2020
"Pogba me United edhe vitin tjetër"; Solskjaer nuk e di që

Mes gjithë kaosit të krijuar për shkak të koronavirusit, që ka pushtuar botën jeta vazhdon dhe merkato gjithashtu. E për të kthyer pak vëmendjen në këtë pjesë mendon Solskjaer, trajneri i Manchester United, që është kthyer të komentojë mbi Paul Pogba. Francezi ka qenë i lidhur ngushtë me një transferim te Juventusi apo edhe Real Madrid, por duket se e ardhmja mund ti rezervojë tjetër gjë, të paktën kështu mendon norvegjezi.

Kohë më parë, në një intervistë, mesfushori u shpreh se ishte pikërisht momenti që të fillonte një aventure të re larg “Old Trafford”. Madje pas konfliktit verbal të teknikut norvegjez dhe menaxherit të lojtarit Mino Raiola u duk se qendrimit të francezit tek Red Devils i kishte ardhur fundi. Por Solskjaer, pas fitores në Linz kundër LASK, ka deklaruar se Pogba nuk do të lëvizë nga Anglia dhe Manchester United, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. "Paul është lojtar i yni, ka kontratë edhe dy vite e gjysmë me opsion edhe për një vit tjetër. Për të dalë paksa nga tema e virusit që po e dëgjojmë cdo ditë, mund t'iu them se do të qendrojë në Old Trafford. A pres që ai të jetë këtu edhe sezonin tjeter? Natyrishy që po!”

Të paktën kjo është ajo që shkruhet në Angli, ku tabloid janë të sigurtë se mesfushori do të rinovojë kontratën me Red Devils (Mino Raiola nuk e përjashtoi këtë mundësi, sepse në akord ka një opsion për rinovim automatik për një vit), por duke theksuar se kjo gjë nuk do të thotë se në verë mund të mos jetë lamtumirë: përkundrazi do ti japë mundësinë klubit të përfitojë një shifër më të lartë për kartonin e tij.

E për të konfirmuar zërat e lamtumirës mendon Tuttosport, që shkruan se Pogba vazhdon ti dërgojë mesazhe dashurie Juventus, përmes bisedave private në chat me ish-shokët e tij bardhezinj. Por sic duket këtë fakt Solskjaer nuk e di.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI