Flash

FOTOLAJM/ “Populli në rrugë, pushteti në jaht”, ironia e protestuesve kundër Ramës

“Populli në rrugë, pushteti në jaht” është një nga pankartat që ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së 67-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Përmes kësaj pankarte, qytetarët kanë ironizuar pamjet e publikuara të kryeministrit Rama duke lundruar me skaf në Dhërmi, ndërsa protestuesit vijojnë tubimet e tyre në Tiranë. Protestuesit kanë përdorur këtë mesazh […]

19:54

Trajneri i Arsenal i prekur nga virusi: "E bëra testin pasi u ndjeva keq"

Lapsi.al 13 March 2020
Trajneri i Arsenal i prekur nga virusi: "E bëra testin pasi u ndjeva

Koronavirus ka mbërritur edhe në Premier League. Pas Hudson-Odoi të Chelsea ka rezultuar pozitiv me COVID-19 edhe një trajner është prekur nga infektimi. Kreu i pankinës së Arsenal Mikel Arteta është tashmë në karantinë e lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, që ka theksuar ndërkohë edhe mbylljen e qendrës së stërvitjes të London Colney. Në këtë pikë është e pashmangshme shtyrja e ndeshjeve të ardhshme të Gunners në Premier League, pavarësisht se ky vendim pritet të merret për të gjitha ndeshjet e kampionatit anglez.

Arsenal ka mbyllur qendrën sportive dhe ka future në izolim të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me të. “Kjo është vërtetë zhgënjyese, por bëra testin sapo u ndjeva keq. Do të jem në punë sapo të më jepet leja" ka qenë komenti i ish-ndihmësit të Guardiola. Ndërkohë edhe Leicester ka njoftuar se tre lojtarë kishin shfaqur simptomat e COVID-19, ndërsa mbrojtësi i Manchester City Benjamin Mendy është future në vetë-izolim sepse një i afërm mund të jetë pozitiv.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI