Flash

FOTOLAJM/ “Populli në rrugë, pushteti në jaht”, ironia e protestuesve kundër Ramës

“Populli në rrugë, pushteti në jaht” është një nga pankartat që ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së 67-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Përmes kësaj pankarte, qytetarët kanë ironizuar pamjet e publikuara të kryeministrit Rama duke lundruar me skaf në Dhërmi, ndërsa protestuesit vijojnë tubimet e tyre në Tiranë. Protestuesit kanë përdorur këtë mesazh […]

19:54

Video/ Olympiakos barazon me 10 lojtarë: Shakhtar e Leverkusen 'bastisin' në transfertë

Lapsi.al 12 March 2020
Video/ Olympiakos barazon me 10 lojtarë: Shakhtar e Leverkusen

Surpriza e goleada në ndeshjet e mbrëmjes së Eruopa League për 1/8 e vajtjes së kompeticionit që ka patë fituese dy skuadrat udhëtuese Shakhtar Donetsk në Gjermani dhe Leverkusen në Skoci. Barazon 1-1 me 10 lojtarë Olympiacos, që ashtu si në raundin paraardhës do ti duhet ta zgjidhë në Angli kualifikimin.

E gjithë vëmendja ishte në Karaiskaqi ku Olympiacos, pasi kishte nxjerrë jashtë Europa League Arsenal, përballej me hakmarrjen angleze, me shortin që e kishte vënë kundër Wolverhampton. Gjërat për grekët megjithatë u komplikuan keq, kur në minutën e 28 Semedo u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë skuadrën helene në inferioritet. Kjo nuk e pengoi Olympiacos të kalojë në avantazh në pjesën e dytë me El Arabi, që ndëshkoi portierin e Wolves në minutën e 54. Gol me peshë ai i shënuar nga Neto në minutën e 67, që mund ti japë një avantazh të rëndësishëm anglezëve në kthim. E megjithtë rezultati i marrë nga skuadra e Martins është shumë më i mirë se ai kundër Arsenal, ndaj të cilëve shkoi të kualifikohej në Londër.

Nuk reziston dot Rangers përballë furisë së Bayer Leverkusen, që merr fitoren e 11 në 13 ndeshjet e fundit duke kaluar 1-3 skuadrën e Steven Gerrard. Skocezët kishin ecurinë më të mirë që nga 2006, por janë dënuar nga penalltia e Havertz në minutën e 37. Në pjesën e dytë Aranguiz ka siguruar rezultatin në minutën e 67, por Rangers nuk u dorëzuan dhe u futën në lojë në të 75 më Edmundson, përpara se shifrat ti vulosë Bailey dy minuta nga fundi, për një rezultat që Gerrard vështirë se mund ta përmbysë në kthim në Gjermani.

Fitore në transfertë edhe për Shakhtar Donetsk, që u imponua 1-2 përballë Wolfsburg. Moraes shënoi shumë shpejt për ukrainasit që mund të kishin sigurinë në minutën e 22 por Kovalenko gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Atë që bëri mesfushori ukrainas e përsëriti Weghorst në fundin e pjesës së parë, duke gabuar përballë Pyatov. Por tre minuta pas rifillimit të lojës Brooks barazoi rezultatin, duke i dhënë shpresë gjermanëve. Shpresë që në fakt e vret Bahia në minutën e 73, me një 1-2 që do ti bëjë shumë punë Shakhtar në ndeshjen e kthimit.

EUROPA LEAGUE - ROUND OF 16

Olympiacos 1 - 1 Wolverhampton Wanderers

Rangers 1 - 3 Bayer Leverkusen

Wolfsburg 1 - 2 Shakhtar Donetsk

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI