Flash

F1, McLaren preket nga virusi, tërhiqet nga GP i Australisë: gara do të anullohet

Lapsi.al 12 March 2020
F1, McLaren preket nga virusi, tërhiqet nga GP i Australisë: gara do
Koronavirus fut në kaos edhe Formula 1. McLaren ka njoftuar tërheqjen nga gara e GP Australia si pasojë e pozitivitetit të një pjesëtari të skuadrës që, si thekson skuderia britanike në një komunikatë, ishte i izoluar sapo kishte shfaqur simptomat e para. E gjithë skuderia, përfshirë pilotët Lando Norris e Carlos Sainz, do të futet në karantinë. Cmimi i madh do të shtyhet, mungon vetëm komunikata zyrtare e FIA-s. "Vendimi - lexohet në komunikatën e McLaren - është marrë si detyrim për kujdesin jo vetëm kunddrejt punonjësve e partnerëve të McLaren, por edhe rivalëve, tifozëve të F1 e të gjithë stakeholder". Njëkohësisht ka ardhur lajmi për negativitetin e infektimit të 4 anëtarëve të skuderisë Haas që i ishin nënshtruar testit, por në këtë pikë, të paktën në bazë të asaj cfarë filtron nga Australia, është e mundur që të shkohet drejt anullimit total të garës. Në një moment të parë F1 e FIA kanë njoftuar se po "koordinohen me të gjithë autoritetet për të vendosur për hapat e mëtejshëm", duke theksuar se prioriteti është "shëndeti i skuadrave, tifozëve e gjithë personelit", por tani nga Australia vjen lajmi se Cmimi i Madh do të shtyhet rinviato.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI