Flash

Real Madrid e Zidane në karantinë: një basketbollsit i klubit pozitiv izolon edhe futbollin

Lapsi.al 12 March 2020
Real Madrid e Zidane në karantinë: një basketbollsit i klubit
Federata Spanjolle, që ka gjetur një akord me sindikatën e lojtarëve e Ligën për pezullimin e kampionatit deri në 5 prill. Kështu ndalesa përfshin dy javët e ardhshme, ndërsa rifillimi është menduar pas pauzës për kombëtaret, në pritje natyrisht të zhvillimeve mbi masat e kufizimit të pandemisë. Vendimi është krejtësisht logjik, duke patur parasysh edhe periudhën e karantinës së detyruar për lojtarët e Real Madrid. Sipas asaj që bën të ditur një komunikatë për shtyp e klubit madrilèn, një lojtar i skuadrës së basketbollit të klubit ka rezultuar pozitiv, duke shkaktuar startimin e të gjitha masave parandaluese e futjen në karantinë të të gjithë të teseruarve të Blancos, përfshirë futbollistët. Pasi kanë marrë lajmin, Ramos e të tjerët janë larguar me shpejtësi nga Ciudad Deportiva, që është mbyllur, e janë futur në karantinë. Për momentin nuk është bërë i ditur ende emri i lojtarit që ka rezultuar pozitiv me virusin, por në qendrën sportive skuadra e basketbollit e ajo e futbollit ndajnë disa struktura stërvitore bashkë, ndaj dhe marrja e masave ka qenë e menjëhershme, duke përfshirë edhe lojtarët e stafin e Zidane, për të cilët është aktivizuar menjëherë protokolli koronavirus.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI