Flash

Video/ PSG në çerekfinale të Champions: vendosën Neymar e Bernat, karton i kuq për Can

Lapsi.al 11 March 2020
Video/ PSG në çerekfinale të Champions: vendosën Neymar e

PSG bëri të harrohet ndeshja e vajtjes në heshtjen e Parc des Prince. Parisienët komandojnë ndeshjen, i lanë Haaland fare pak hapësirë e kështu Borussia Dortmund del nga Champions League. E gjitha pavarësisht mungesave të Verratti e Thiago Silva, jo dy të cfarëdoshëm. Vendimtarë golat në pjesën e parë të Neymar - me kokë - e Bernat, më prekjen e pavullnetshme të Piszczek.

Fishekzjarret e fillimit e kishin të vështirë të mbushnin heshtjen e shkallëve bosh, edhe pse ndihmoheshin nga koret e tifozëve jashtë stadiumit. Francezët morën zemër me kalimin e minutave dhe në minutën e 28' gjetën avantazhine cmuar në goditjen me kokë nga fare pranë të Neymar, që i shpëtoi mbulimit të Hakimi. Borussia provoi me një reagim të ndrojtur, por në fund të pjesës së parë erdhi edhe goli i dytë: Bernat kërkoi një asist në zonë, por Piszczek e preku lehtë duke e dërguar pas shpinës së Burki.

Në pjesën e dytë gjermanët u munduan të reagojnë, por Psg nuk lëshoi. Rasti i parë është i tyre, me një goditje dënimi të Di Maria që Burki e devijoi në kënd. Nga njëra anë Tuchel provoi ta mbyllte ndeshjen, duke hedhur në fushë Mbappé, në tjetrën Favre luajti kartat Brandt e Reyna. Ekulibri ishte i dukshëm, me francezët që administruan avantazhin e gjermanët që shumë shpesh ngecnin në gabime teknike në fazën e ndërtimit. Në fund një diskutim i ndezur shkaktoi kartonin e kuq për Emre Can e kartonin e verdhë për Di Maria.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI