Flash

Tani është problem: Koronavirus po prek lojtarët, Timo Hubers është infektuar në një event privat

Lapsi.al 11 March 2020
Tani është problem: Koronavirus po prek lojtarët, Timo Hubers
Hannover 96 ka zyrtarizuar faktin se Timo Hubers ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Mendohet që 23 vjecari është infektuar gjatë një eventi privat të shtunën në mbrëmje në Hildesheim por, për të evituar infektime të tjera, skuadra është vënë në karantinë. "Timo ka qenë gjithnjë shembull, nuk ka shfaqur asnjë shenjë deri tani. Kur zbuloi se një person që ishte të shtunën me të kishte dalë pozitiv, ka njoftuar mjekët tanë e u fut menjëherë në karantinë" ka thënë drejtori sportiv Zuber.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI