Flash

Koronavirus, Kili fut në karantinë Sanchez e Vidal

Lapsi.al 11 March 2020
Koronavirus, Kili fut në karantinë Sanchez e Vidal

Alexis Sanchez e Arturo Vidal do të futen në karantinë nga Kili kur të kthehen për të luajtur ndeshje me Kombëtaren, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë Jaime Manalich në prag të takimit që skuadra kilene do të luajë kundër Uruguay (në 26 mars) e kundër Kolumbisë, pesë ditë më pas.

"Nuk do të bëjmë asnjë dallim rreth profesionit të personave sepse askush nuk është imun ndaj këtij virusi", ka njoftuar ai, duke i lënë të lirë lojtarët të kalojnë periudhën e izolimit në banesat e tyre, ose në impiantet kolektive të Kombëtares. Mesfushori i Bologna Gary Medel është mes të tjerëve lojtarë të Kilit që mund të futet në karantinë, në kthimin në atdhe.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI