Flash

Champions/ Klopp e Guardiola skeptikë për dyert e mbyllura: "Nuk je në stadium, por je në lokal"

Lapsi.al 10 March 2020
Champions/ Klopp e Guardiola skeptikë për dyert e mbyllura: "Nuk

"Të gjithë e dinë që ka gjëra më të rëndësishme se futbolli. Duhet gjetur një zgjidhje. Nuk e di nëse të luash me dyer të mbyllura mund të ndihmojë. Problemi është se nëse nuk je në stadium, je në një bar. Duhet të kemi respekt, kemi familje, pranojmë cfarëdo vendimi". Në vigjilje të sfidës së kthimit të 1/8 të Champions League, me Liverpool të thirrur në cështje për të përmbysur humbjen e vajtjes kundër Atletico Madrid, tekniku i Reds, Jurgen Klopp, flet për emergjencën koronavirus. Temë jo shumë e preferuar për teknikun gjerman që është përgjigjur i bezdisur një tjetër pyetje gjithnjë mbi koronavirus. "Ne bëjmë pjesë në shoqëri, kemi një familje e një shtëpi. Futbolli është dicka e përbashkët, kështu që nuk është më një lojë. Nesër duhet të luajmë, por shpresoj që ta vendosin shpejt cfarë duhet të bëjmë", ka shtuar Klopp.

GUARDIOLA: "NUK KA KUPTIM TË LUASH PA TIFOZË"

Në vigjilje të rikuperimit të kampionatit kundër Arsenal, Pep Guardiola ka folur për mundësinë për të luajtur me dyer të mbyllura ndeshjen e ardhshme për shkak tëkoronavirus. "Futbolli luhet për tifozët. Nëse personat nuk mund të vijnë në stadium, nuk ka kuptim të luash - ka thënë trajneri i Manchester City -. Do të bëjmë atë që na thonë, por nuk më pëlqen të luaj pa publik as në Champions e as në Premier. Nëse kam luajtur ndonjëherë pa tifozë? Kur isha fëmijë në shkollë...".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI