Flash

Champions/ Rrëzohet hipoteza e Juventus në Tiranë, francezët në padijeni: "Paqartësi totale për ndeshjen"

Lapsi.al 10 March 2020
Champions/ Rrëzohet hipoteza e Juventus në Tiranë, francezët

Koronavirus vazhdon të shqetësojë botën e futbollit dhe këtu nuk bën përjashtim as Champions League. Për momentin ndeshja e kthimit për 1/8 e finaleve të kompeticionit nuk është në diskutim e nuk ekziston mundësia që të shtyhet. Paqartësia e vetme është mbi modalitetin.

Problemin e ka kthyer në vëmendje Jean-Michel Aulas, presidenti i francezëve që ka vënë theksin tek padijenia që mbizotëron tek Juventus-Lione, që do të luhet të martën e ardhshme. "Jemi në paqartësi totale. Për momentin duhet të luhet në Torino me dyer të mbyllura, por e di se ka qenë një plan edhe për të luajtur në Maltë me dyer të mbyllura (Federata malteze e ka mohuar këtë mundësi). Situata është e ndryshueshme, UEFA po ndjek dekretet e qeverive të ndryshme".

E pikërisht këto dekrete kanë hedhur poshtë edhe hipotezën e Juventus për të luajtur në Tiranë, në Air Albania, si kishte bërë të ditur Gazzetta dello Sport përpara se të zyrtarizohej vendimi që edhe në Shqipëri të luhej me dyer të mbyllura.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI