Flash

Video/ Lamtumirë titull, Skënderbeu leksion ish-trajnerit: "Nëse nuk fitoj iki"

Lapsi.al 9 March 2020
Video/ Lamtumirë titull, Skënderbeu leksion ish-trajnerit:

"Personalisht respektoj deklaratën e Safet Gjicit. Presidenti ka të drejtën ekzkluzive. Titulli është objektiv". Pranimi i sfidës nga Orges Shehi nuk është se zgjidh cështjen tek Kukësi që ka rënë nga shiu në breshër. Largimi i Shpëtim Duros është pasuar me një pikë në dy ndeshje, që e cojnë serinë e rezultateve pa fitore në gjashtë ndeshje e diferencën me Tiranën në 9 pikë. Skënderbeu i ka dhuruar një pritje të hidhur ish-trajnerit që një vit më parë drejtoi bardhekuqtë. Korcarët e Ilir Dajës tashmë marrin fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke u ngjitur në vendin e katërt vetëm tre pikë larg Kukësit të vendit të dytë.

Një pjesë e parë e ftohtë në tribuna, pa praninë e tifozëve, por e nxehtë dhe ritmike në fushë ku Një Dejvi Bregu spektakolar po udhëheq gjithnjë e më shumë korcarët drejt objektivit Europë, në një sezon ku vërtetë nuk mendohej se mund ta bënin. Goli i vlonjatit në minutën e 24 tronditi formacionin kuksian, që nëntë minuta më pas pësoi edhe golin e dytë nga Dita. Prapavijë krejtësisht e shthurur e Bluve që nuk justifikon sjelljen e një skuadre në minutën e 33 të takimit.

Goli i Ethemit është vetëm një ngushëllim i lehtë për një skuadër që duhet të luftojë për titullin, por në ndeshjen e dytë me Shehin në pankinë e gjen vetën të pozicionuar 9 pikë larg Tiranës. Tekniku ka pranuar sfidën e Gjicit ("nëse nuk fiton titullin ikën") por kjo nuk do të thotë se shanset janë reale për ta bërë. Kukësi është në një moment jo e me 10 ndeshje të mbetura në dispozicion për të luajtur, të presësh të humbasë të paktën tre herë një skuadër që ka 14 ndeshje që nuk ndalet (13 fitore e një barazim) është disi e pashpresë...

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI