Flash

Foto e Ronaldinhos në burg bëhet virale: "Arrestim ilegal"

Lapsi.al 9 March 2020
Foto e Ronaldinhos në burg bëhet virale: "Arrestim ilegal"

Avokati i Ronaldinho, Sergio Queiroz, ka deklaruar se klienti i tij dhe i vëllai Roberto de Assis mbahen në burg në mënyrë ilegale në Paraguaj. "Një arrestim i padrejtë, i paligjshëm e ofensiv", ka shpjeguar në një konferencë shtypi. Ish-lojtari i përfaqësueses së Brazilit e vëllai i tij janë arrestuar në Paraguaj për përdorimin e pasaportave false. Për avokatin, të dy kanë vepruar "në besim", pa e ditur që dokumentat ishin të parregullt, ndërsa kërkonin të nisnin aktivitetin në vend. Queiroz ka sqaruar se nuk ka folur për cështjen me diplomatët brazilianë e se nuk është kërkuar asnjë ndërhyrje nga presidenti Jair Bolsonaro.

"Nuk kam ndërmend të ushtroj presion mbi presidentin, si avokat që jam duhet të merrem me procesin. Cështjet diplomatike do të përballohen tani nga konsulli dhe autoritetet braziliane". Avokati ka folur më pas për "ligësi" të pretenduar ndaj klientit të tij, "me qëllim për të treguar se Paraguay ka një sistem drejtësie të fortë e të pavarur".

Ndërkohë në rrjetet sociale po qarkullon kjo foto, që është e para e Ronaldinhos në burg.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI