Flash

"Herën tjetër të luajmë pa drita": Douglas Costa ironizon Marotta pas fitores me Inter

Lapsi.al 9 March 2020
"Herën tjetër të luajmë pa drita": Douglas Costa

Pas javësh polemika, hipotezash e batutash në distancë, Juventus-Inter u luajt me dyer të mbyllura, duke e privuar formacionin bardhezi nga mbështetja e tifozëve, por jo nga fitorja. E pas 2-0 me të cilën skuadra e Sarrit hodhi një hap drejt titullit, Douglas Costa nuk ka kursyer ironinë për kundërshtarët, në vecanti ish-drejtorin Beppe Marotta.

Braziliani ka postuar një foto të festimeve të skuadrës në dhomat e zhveshjes me shkrimin "Bashkimi bën fuqinë ". Batutën më të bukur gjithësesi sulmuesi e kishte lënë në përgjigje të komentit pikant të një tifozi: "Kujdes distancat! Përndryshe Marotta kërkon fitoren në tavolinë ". Douglas Costa, duke aluduar me pozicionimin e administratorit të deleguar të Inter për të luajtur ndeshjet e Serie A me dyer të mbyllura, ka shkruar: "Nuk ishin mbyllur mirë dyert.. ose herën tjetër të luajmë me dritat fikur".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI