Flash

Video/ Ramsey e Dybala firma titulli: Juventus thyen Inter dhe merr kreun

Lapsi.al 8 March 2020
Video/ Ramsey e Dybala firma titulli: Juventus thyen Inter dhe merr kreun

Sfida titull e vendi i parë: të gjithën Juventus e merr në 14 minuta spektakolare, që rrëzojnë Inter 2-0 në një Allianz Stadium të shkretë. Kthehet të udhëheqë kampionatin e Serie A pas 26 javësh formacioni bardhezi, duke kaluar +1 ndaj Lazio. Pas një orë vuajtje, kundër organizimit taktik të Inter, bardhezinjtë e Sarri morën tre pikët, duke gjetur fillimisht avantazhin me Ramsey në një devijim inteligjent në zonë në të 59', përpara se Dybala të japë spektakël me golin e dytë.

2-0 me të cilin skuadra e Sarri kthehet në krye të klasifikimit është një sinjal i qartë: mbyll një Juventus-Inter të heshtur nga koronavirus e ofron përgjigjet që bota e Juventus priste pas përfaqësimit të turpshëm në Lyon. Lajme të këqija për Conte, që shkon në -9 nga Juventus e më shumë mundësi i jep lamtumirën këtu shanseve për titull.

Juventus ftregoi atë instiktin e vrasësit, që ishte parë gjithnjë me Allegri e gati asnjëherë me Sarri. Ish-tekniku i Napoli gjeti saktësisht Bentancur në regji, në vend të një Pjanic të fikur të kohëve të fundit, por jo dhe aq Douglas nga minuta e 1’. Ndeshja mbeti në ekuilibër deri në 1-0 e Ramsey, edhe pse Handanovic iu desh të punonte shumë më tepër se Szczesny. Bardhezinjtë nuk i lejuan asgjë Inter, sidomos me dyshen Bonucci-De Ligt dhe një mesfushë që bëri filtrin, gjë që nuk e bëri në Lyon. Juventus cinik, jo si zakonisht, edhe në golin e dytë të Dybala. Driblimi që rrënoi Young, pastaj e majta me të jashtmen që la të palëvizur Handanovic kanë bërë në këtë rast diferencën.

Inter pati zero kapacitet reagimi pasi shkoi në disavantazh. Pjesa e parë ishte shumë inkurajuese, me lojtarët e krahut, Candreva sidomos, shumë ofensivë. Munguan plotësisht sulmuesit, Lautaro e Lukaku. I pari u pa vetëm në një goditje dënimi, i dyti nuk u shfaq fare dhe Conte e zëvendësoi, vonë madje. Bilanci i belgut kundër rivalëve sezonalë më të fortë (Juve, Lazio, Dortmund e Barcellona) është vetëm një gol. Edhe Eriksen, i futur në pjesën e dytë, nuk la gjurmë. Conte mbajti ndeshjen në planin kolektiv deri në golin e Ramsey, por lojtarët e tij më të mirë zhgënjyen, ata të Juves jo. Sepse në futbollin e portave të mbyllura, për ti hapur duhen kampionë.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI