Flash

Spiunazh në Trabzonspor: Ndiaye lexon dhe gëlltit pusullën e trajnerit të tij

Lapsi.al 8 March 2020
Spiunazh në Trabzonspor: Ndiaye lexon dhe gëlltit pusullën e

Një episod i cuditshëm ka ndodhur në futbollin turk, gjatë ndeshjes së Süper Lig, mes Gazişehir e Trabzonspor. Një ndeshje si të tjerat, përfunduar 1-1 (gola nga ish-futbollisti i Partizanit Ekuban në të 22′ e Kayode në të 53′), por që do të futet në histori jo për rezultatin apo ndonjë gjest teknik, por për një veprim të denjë për fiulmat me spiunazh, që ka parë protagonist Badou Ndiaye.

Futbollisti i Bordo-Mavililer mori një pusullë me detyra taktike nga tekniku Cismir, skenë që tashmë shihet në shumë fusha futbolli, e lojtari e lexon duke memorizuar menjëherë të dhënat e teknikut. Deri këtu gjithcka normale, por pak më vonë lojtarët e tjerë asistuan në një episod të paprecedentë: në vend ta hidhte fletën ose ta vendoste tek mbathjet ose getat, si kanë bërë të tjerë më parë, Ndiaye vendos ta gëlltisë.

Pikërisht kështu, për të evituar rreziqet e zbulimit të sekreteve nga kundërshtarët, më mirë të hash pusullën. Një episod që i ka habitur të gjithë, duke filluar nga tekniku Cismir.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI