Flash

Dorëzohet Balotelli para Koronavirus: "Paratë nuk vlejnë sa shëndeti, të ndalojmë kampionatin"

Lapsi.al 8 March 2020
Dorëzohet Balotelli para Koronavirus: "Paratë nuk vlejnë sa

Koronavirus po bëhet gjithnjë e më tepër problem për futbollin dhe dyert e mbyllura në Serie A nuk duket se japin garancinë e plotë kundër emergjencës së sëmundjes. Mario Balotelli, i pari ndër lojtarët, ka reaguar në Instagram, duke kërkuar qartë ndalimin e kampionatit. "E dua futbollin më shumë se ju, por të luash do të thotë të udhëtosh me autobus, tren, avion, të flesh në hotel, të futesh kudo në kontakt me persona të tjerë jashtë shoqërisë tënde ku punon - shkruan futbollisti i Brescia -. Që tani nuk i shoh fëmijët e mi për këtë koronavirus të mallkuar, sepse sic e dini nuk jetojnë në Lombardi e kjo është stresuese dhe e trishtë për mua. Sigurisht nuk do të doja kurrë që mamaja ime, me të cilën jam në tavolinë për të ngrenë pothuaj cdo ditë, të mbetej e infektuar. Për cfarë? Për të zbavitur dikë tjetër? Ose për të mos humbur para? Mos u tallni tani! Merrni me vete ato që keni thënë, se e tepruat. Nuk luhet me shëndetin djema".

E kotë të thuash se Balotelli është rreshtuar kështu menjëherë me Damiano Tommasi, presidenti i shoqatës së futbollistëve në Itali, që kishte folur për lojtarë të frikësuar e për nevojën për të vlerësuar një ndalesë: "E mendoj si ty 100%. Paratë nuk vlejnë sa shëndeti. Zgjohuni".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI