Flash

Zidane intrigon për të ardhmen: "Sot drejtoj Real, nesër kush e di, por Juve nuk më ka kontaktuar"

Lapsi.al 7 March 2020
Zidane intrigon për të ardhmen: "Sot drejtoj Real, nesër

"Siguria për atë që do të ndodhë nuk ekziston. Sot jam trajner i Real Madrid por nesër mund të ndryshojë". Në vigjilje të sfidës së La Liga kundër Betis, Zinedine Zidane nuk jep qartësi për të ardhmen. Sipas Daily Mail, tekniku francez është gati të largohet nga pankina e Blancos në verë për tu transferuar tek Juventus, që do ti ofronte një pagesë prej 8 milionë euro në sezon. "Juve apo Francën? Nuk më kanë telefonuar", është përgjigjur Zidane ndaj pyetjes direkte.

"Unë po mendoj vetëm për Real Madrid - ka thënë Zidane në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes - Nuk di asgjë. Thuhen shumë gjëra. Ka rëndësi vetëm ajo që bëj cdo ditë, ndihem i mbështetur nga klubi, por e dimë si funksionon. Nuk ka siguri për atë që do të ndodhë". Në Angli, nuk kanë dyshime: Zidane do të largohet nga Real, me të cilët ka një kontratë deri në 2022, për të vazhduar karrierën tek bardhezinjtë. Duke u kthyer si trajner, aty ku ka magjepsur si futbollist.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI