Flash

Koronavirus ndalon Psg: shtyhet ndeshja me Strasburg, rasti i parë në Ligue 1

Lapsi.al 6 March 2020
Koronavirus ndalon Psg: shtyhet ndeshja me Strasburg, rasti i parë në

Vetëm dje në mbrëmje futbolli impresionoi me imazhet e pushtimit të fushës nga tifozët e St. Etienne për kalimin e raundit në Kupën e Francës. Por tani, edhe aty emergjenca koronavirus ndalon futbollin. Në mbrëmjen e sotme, Ligue 1 ka komunikuar shtyrjen e Strasburg-Psg, në program nesër pasdite për tu luajtur.

"Takimi i javës së 28° të Ligue 1, mes RC Strasbourg Alsace e Paris Saint-Germain është shtyrë – lexohet në komunikatë -. Si pasojë e një urdhëri nga prefektura e Basso Reno përsa i përket përhapjes së koronavirus, ndeshja RC Strasburgo Alsazia-Paris Saint-Germain (java e 28° e Ligue 1 Conforama) është shtyrë për një datë ende të pacaktuar", përfundon liga franceze. është ndeshja e parë e shtyrë në Francë për shkak të koronavirus.

Psg, mes të tjerash, do të mirëpresë Borussia Dortmund për ndeshjen e kthimit të 1/8 e finaleve të Champions League të mërkurën e për momentin ndeshja është parashikuar me dyer të hapura.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI