Flash

Një Brazil me Neymar dhe vetëm dy 'italianë': Tite zgjedh 24 lojtarët drejt Qatar 2022

Lapsi.al 6 March 2020
Një Brazil me Neymar dhe vetëm dy 'italianë': Tite

Brazili nis vrapimin e gjatë drejt Botërorit të ardhshëm me pesë të reja e siguri të mëdha, duke nisur nga rikthimi i Neymar. Mes të grumbulluarve të Tite për dy impenjimet e para të kualifikueseve në Qatar 2022, në 28 mars e 1 prill, respektivisht kundër Bolivisë e Perùsë, figurojnë vetëm dy lojtarë nga Serie A, juventinët Danilo e Alex Sandro. Spikasin emrat e Bruno Guimaraes, mesfushorit që prej pak kohe ka zbarkuar në Lyon, bashkë me treshen "rubronegro" të Flamengos, Gabigol-Bruno Henrique-Everton Ribeiro. Problem mund të konsiderohet dëmimit i orëve të fundit i Alisson, që është zëvendësuar nga i riu Ivan.

Këta janë 24 emrat e zgjedhur nga Tite. Portierë: Weverton (Palmeiras), Ederson (City), Ivan (Ponte Preta); Mbrojtës: Dani Alves (San Paolo), Danilo e Alex Sandro (Juve), Lodi (Atletico), Marquinhos e Thiago Silva (Psg), Felipe (Atletico), Militao (Real Madrid); Mesfushorë: Arthur (Barcellona), Casemiro (real Madrid), Guimaraes (Lione), Coutinho (Bayern), Ribeiro (Flamengo), Fabinho (Liverpool); Sulmues: Neymar (Psg), Gabigol e Bruno Henrique (Flamengo), Richarlison (Everton), Firmino (Liverpool), Everton (Gremio), Gabriel Jesus (City). Ky i fundit mund të luajë vetëm ndeshjen e dytë kundër Perù, për shkak se është i skualifikuar.

Në lidhje me komplikimet e mundshme për shkak të emergjencës Koronavirus, asistenti i Tite ka siguruar se do të "merren të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur lojtarët. E dimë se jemi para një situate të vecantë", ka saktësuar Juninho, "por jemi gati ta përballojmë". Në orët e fundit është folur në fakt për një mundësi shtyrje të të gjitha ndeshjeve të parashikuara për në fundin e muajit, por qëllimi i Fifa duket se është ai për të garantuar zhvillimin e rregullt të sfidave, që mund të luhen edhe me dyer të mbyllura.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI