Flash

Ceferin nuk shqetësohet për Euro 2020: "Koronavirus, situatë serioze, por nuk e mendoj fare"

Lapsi.al 5 March 2020
Ceferin nuk shqetësohet për Euro 2020: "Koronavirus, situatë

Koronavirus po gjunjëzon edhe botën e sportit, por presidenti i Uefa, Aleksander Ceferin, është i sigurtë se Euro 2020 do të zhvillohet rregullisht në 12 vendet e parashikuara. "Eshtë natyrisht dicka serioze - ka shpjeguar për Sky Sports UK - Èshtë dicka që duhet të përballojmë në majë të cështjeve të tjera. Por jam optimist. Mendoj ende se gjërat do të jenë nën kontroll shumë më parë se të fillojë turneu. Kështu që nuk shqetësohem".

Numri 1 i futbollit europian për momentin nuk dëshiron të marrë në konsideratë hipotezën që që nuk mund të luhet në të gjithë kombet e parashikuara. "Nuk dua aq ta mendoj sepse jemi, për momentin, të sigurtë se do të shkojë ekzaktësisht si e kemi parashikuar. Kemi prenotuar hotelet, do të ishte një problem nëse nuk do të ndodhte. Të kapesh nga paniku, të bërtasësh cdo ditë, të kërcënosh, nuk do të thotë ta marrësh seriozisht. E marr seriozisht nëse vlerësohet situata në mënyrë korrekte por, në të njëjtën kohë, me qetësi e pa panik".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI