Flash

F1, Fia i përgjigjet skuderive rebele: "Akordi me Ferrarin i ligjshëm"

Lapsi.al 5 March 2020
F1, Fia i përgjigjet skuderive rebele: "Akordi me Ferrarin i

Pas komunikatës së fortë të skuderive në lidhje me cështjen power-unit Ferrari, ka mbërritur menjëherë replika e Fia. "Akordi i arritur nga FIA e nga Ferrari është një instrument legal i njohur si komponent esencial i cdo sistemi disiplinor e është përdorur nga shumë autoritete publike e federata të tjera sportive në administrimin e kundërshtive", ka shpjeguar në një komunikatë Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, duke u mbrojtur nga akuzat e Mercedes & Co.

"Rezervimi i termave të akordit të tranzicionit është parashikuar nga neni 4, gërma vi) e rregullores", ka shtuar FIA, që "do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sportin, rolin e tij e reputacionin si rregullator i kampionatit Botëror të Formula 1". Një replikë e fortë dhe e qartë ndaj skuderive që kanë bërë të shpërthejë një kaos brenda cirkusit të Formula 1.

Në komunikatën e gjatë, FIA përshkruan të gjitha etapat e cështjes, duke kujtuar se ka "drejtuar një analizë teknike të detajuar mbi power unit të Skuderisë Ferrari, si është autorizuar të bëjë për cdo konkurent të Kampionatit botëror të Formula 1". "Hetimet e thelluara të zhvilluara gjatë sezonit 2019 kanë ngritur dyshimin se power unit i Skuderisë Ferrari mund të konsiderohej si jo operative në limitet e normativave FIA", shkruan Federata në komunikatë. Skuderia e Maranello "i është kundërvënë dyshimeve duke theksuar se PU e saj ka funksionuar gjithnjë në respekt të normativave". FIA edhe pse nuk është kënaqur plotësisht "ka vendosur që veprime të tjera nuk do të sillnin një mbyllje të cështjes, për shkak të kompleksitetit të cështjes e pamundësisë materiale për të furnizuar provat e pangatërrueshme të një thyerje rregullash".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI