Flash

Mbyllen dyert edhe në Champions: Koronavirus bllokon Valencia-Atalanta

Lapsi.al 5 March 2020
Mbyllen dyert edhe në Champions: Koronavirus bllokon Valencia-Atalanta

Valencia-Atalanta do të luhet me dyer të mbyllura. Lajmin e ka bërë zyrtar vetë Uefa, duke shpjeguar në detaje masat shtrënguese të ndeshjes së kthimit për 1/8 e Champions League. Pas 4-1 në San Siro në favor të bergamaskëve, raundi i dytë kundër klubit spanjoll do të luhet pa publik, për shkak të emergjencës koronavirus. Një vendim i paevitueshëm duke parë situatën e përhapjes së virusit. "Uefa konfirmon që ndeshja Valencia-Atalanta mund të luhet sipas programit, por duhet të zhvillohet me dyer të mbyllura", lexohet në komunikatë.

KOMUNIKATA E UEFA-s

"Në konsideratë të vendimit të fundit të marrë nga Consellería de Sanidad de la Comunidad Valenciana (Ministria e Shëndetit në Valencia) e komunikatës së Federatës Spanjolle, Uefa konfirmon se ndeshja Valencia-Atalanta, e vlefshme për kthimin e 1/8 të finales së Uefa Champions League, mund të diskutohet sipas programit (në terma datash, oraresh fillimi e vendi), por duhet të zhvillohet me dyer të mbyllura, që do të thotë se asnjë zotërues i një bilete (blerë si nga klubi vendas, ashtu dhe klubi mik përmes UEFA-s) nuk do të jetë i autorizuar të ndjekë ndeshjen".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI