Flash

Nuk është koha për panik - performanca e Liverpool ka pësuar rënie, por Klopp ka besim të plotë te lojtarët e tij

Lapsi.al 4 March 2020
Nuk është koha për panik - performanca e Liverpool ka pësuar

Janë tri humbje në katër ndeshje për drejtuesit e Premier League, Liverpool. Atletico Madrid "i mbyti", Watford i befasoi dhe Chelsea i ndëshkoi. Të Kuqtë kanë pësuar tetë gola në katër ndeshjet e tyre të fundit, dhe dështuan të shënojnë në tre prej tyre.

Pas takimit ndaj Chelsea në FA Cup, në një konferencë për shtyp, Jurgen Klopp refuzoi të kapet nga paniku dhe të ndezë alarmin pas dy humbjeve të Liverpool në më pak se një javë: "Humbja e 2-0 nuk është e mirë", tha trajneri pas lojës. "Ne bëmë shumë gabime në finalizim. Ky është futbolli, por mua më pëlqeu reagimi i ekipit. Ishte një ndeshje shumë intensive, të dy skuadrat po vraponin si të çmendura. Ne patëm momentet tona dhe kishim shanse, por ne e dimë se çfarë është, një lojë në transfertë te Chelsea. Chelsea dha gjithçka në mbrojtje, ishte një ndeshje shumë fizike dhe ne nuk arritëm të shënonim ”.

"Duhet të pranojmë se në ndeshjet e fundit pranuam shumë gola, por në situata të ndryshme, kështu që nuk mund t'ju them se është kjo apo ajo që nuk shkon me këtë. Unë nuk shqetësohem për dinamikën, është diçka që mund ta rikuperojmë. I tillë është futbolli, nuk e kemi menduar kurrë se do të ishte gjithmonë e lehtë. Kundër Ëatford luajtëm keq, por jo këtë të martë, kështu që unë nuk shqetësohem për performancën. Nëse bëjmë gabime, humbasim. Ne e dimë që duhet të përmirësohemi, nuk është çështje fati, por gjithçka duhet ta marrim në mënyrën e duhur. Nuk janë tre javët më të mira të të gjithë sezonit, por është një shans për t’i bërë tre javët e ardhshme më të mirat dhe ky është plani”, përfundoi trajneri i Liverpool.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI