Flash

Tokio 2020 mund të futet në histori: Koronavirus sposton Olimpiadën në dimër

Lapsi.al 4 March 2020
Tokio 2020 mund të futet në histori: Koronavirus sposton

Olimpiada e Tokios mund të spostohet në fund të vitit për shkak të Koronavirus. Eshtë kjo hipoteza e kërkuar nga ministri japonez Seiko Hashimoto, i cituar nga Independent. Sipas termave të akordit mes Japonisë e Cio, Lojërat duhet të mbahen brenda 2020, pa specifikuar kur. Për momentin janë të parashikuara nga 24 korriku në 9 gusht. "Kontrata parashikon që Lojërat të mbahen brenda 2020. Ky mund të interpretohet si një mundësi për ta spostuar, por po bëjmë të pamundurën që të zhvillohen sipas parashikimit".

Vetëm se presidenti i Cio Tomas Bach, ka qendrim krejt të kundërt, duke u shprehur i sigurtë se Olimpiada e Tokyo 2020 do të zhvillohen "me sukses, duke nisur nga 24 korriku". Emergjenca koronavirus po shokon edhe sportin botëror por Bach ka theksuar - në hapje të mbledhjes së komitetit ekzekutiv olimpik në Lozanë - "vendosmërinë e fortë për zhvillimin e Lojërave", duke nisur nga stabiliteti. "tani duhet të përgatitemi mirë - ka nënvizuar Bach - për vendimet finale që duhet të marrim në qershor e për të bërë propozime në prag të Sesionit të Cio-s".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI