Flash

“Kështu e menduam edhe Andorrën...”: Duka bën filozofin pas shortit të Ligës së Kombeve

Lapsi.al 3 March 2020
“Kështu e menduam edhe Andorrën...”: Duka bën

Shqipëria u shortua në Grupin 4 të Ligës C, bashku me Lituaninë, Kazakhistanin dhe Bjellorusinë dhe në dukje është një short më shumë se i favorshëm për kuqezinjtë, por jo për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, që ka kujtuar euforinë e një viti më parë, kur me Panuccin kombëtarja dështoi duke zënë vendin e fundit në grup: "Shorti është short, nuk ishte i keq - tha Duka për Supersport -. Të kemi parasysh se programi është shumë i ngjeshur dhe për këtë është shumë i vështirë. Mund të them se është grup shumë i vështirë për shkak të transfertave të gjata. Kështu janë të ndara grupet dhe nuk kemi çfarë të bëjmë. Nuk ka skuadra të lehta, të lehtë konsideruam edhe Andorrën, por nuk rezultoi ashtu. Objektivi është të jemi të parët dhe të kalojmë në grupin B".

Kosova ka qenë shqetësimi i vetëm për kuqezinjtë, që nuk kanë dashur një përballje vëllazërore në Nations League, në kohën kur Dardanët ishin vazo e dytë e Divizionit dhe mund të përplaseshin me Shqipërinë, që ishte në vazon e parë: "Nuk dëshiroja përballje me Kosovën. Dëshiroja më shumë të ishte kështu si ndodhi" përfundoi Duka.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI