Flash

E ëma e Ronaldos pëson iktus: portugezi në ankth

Lapsi.al 3 March 2020
E ëma e Ronaldos pëson iktus: portugezi në ankth

Orë ankthi për Cristiano Ronaldo, pikërisht në vigjilje të kthimit të gjysëmfinales së Kupës së Italisë kundër Milan. Dolores Aveiro, e ëma e talentit portugez, është shtruar në spitalin Doctor Nelio di Mendonça de Funchal, në Portugali, pas është goditur mëngjesin e sotëm nga një iktus. Lajmin e ka bërë të ditur media portugeze, sipas të cilës 65 vjecarja, është futur menjëherë në terapi intensive. Ronaldo është njoftuar nga të afërmit e do të informohet rregullisht mbi gjendjes e së ëmës.

Për momentin gjendja e gruas, që është koshiente, është stabël. Mjekët megjithatë nuk do të shprehen mbi gjendjen e saj para 12 orëve, koha e duhur për të kuptuar nëse iktus ka shkaktuar dëme ose jo. Në ditët e para të shkurtit, e ëma e Ronaldos kishte zbuluar se ishte operuar në gjoks në Madrid e se i ishte nënshtruar radioterapisë. "Po luftoj për jetën", kishte shpjeguar ajo.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI