Flash

Kokorin nga burgu tek goli: 'bad boy' i futbollit rus u kthye

Lapsi.al 2 March 2020
Kokorin nga burgu tek goli: 'bad boy' i futbollit rus u kthye

I burgosur, pa famë e i cuar në huazim kundër vullnetit të tij. Nuk mund të thuhet se periudha e fundit e Alexander Kokorin ka qenë e qetë. E gjitha nisi në tetor 2018, kur futbollisti i kombëtares ruse e Zenit San Petrsburg pati idenë brilante të godiste me karrigë një funksionar të qeverisë brenda një lokali. Një cështje që tronditi futbollin rus e që i dhe një goditje të keqe karrierës së Kokorin, që kishte humbur Botërorin e shtëpisë për shkak dëmtimi. I bëri shoqëri Mamaev, në këtë trimëri, miku i përhershëm.

https://www.youtube.com/watch?v=0m7oPsxGYtw

Për të dy erdhi dënimi me burg, një vit e gjashtë muaj. Me ndonjë reduktim të vogël e me kohën në arrest, janë lëshuar të dy në shtator 2019. Zenit, e bëri të firmoste Kokorin një kontratë të re, edhe pse nuk e kishte përfshirë në listë, duke qenë se në teori duhet ta përfundonte dënimin në mes të dhjetorit. Por në janar erdhi një transferim i detyruar. Jo më keq se ai drejt burgut, por njësoj i padëshiruar nga sulmuesi. Skuadra e tij vendosi ta cojë në huazim në Sochi, i fundit në Prem’er-Liga.

https://www.youtube.com/watch?v=M9g63MLUIec

Një shitje e papëlqyer nga Kokorin, por pavarësisht nga gjërat jashtë fushës, ai mbetet një lojtar i shkëlqyer. E për ta treguar është ndeshja e parë me skuadrën e re. Arsenal Tula fitoi në shtëpinë e Sochi 1-2, por goli i vetëm i skuadrës së Detit të Zi, ai i barazimit të përkohshëm 1-1, e shënoi pikërisht ai. Kokorin në kthimin në fushë pas gati një viti, jo vetëm luajti për 90 minuta, por vuri edhe emrin në listë...

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI