Flash

Juve-Lion në fushë neutrale? Aulas: "Skuadra e tyre U23 është në karantinë"

Lapsi.al 2 March 2020
Juve-Lion në fushë neutrale? Aulas: "Skuadra e tyre U23

Emergjenca koronavirus përvec Serie A mund të ketë pasoja të rënda edhe në Champions League. Presidenti i Lione, Jean Michel Aulas, ka folur për ndeshjen e kthimit të 1/8 kundër Juventus (në program në 17 mars) duke bërë një kërkesë ende jo zyrtare, por që është një paralajmërim ndaj Uefa: "Fushë neutrale? Do të vendosë Uefa, por ka fakte të reja. Për shembull Juve under 23, që luan në Serie C, është vënë në karantinë e katër nga lojtarët e tyre janë stërvitur me ekipin e parë" ka thënë ai pas fitores së të tijve kundër Saint Etienne.

Numri 1 i klubit të stërvitur nga Rudi Garcia, që nuk ishte shprehur kundër udhëtimit të 3000 tifozëve bardhezinj në Lyon, ndoshta ndihet nën presion sepse në qytet ditët e fundit janë gjetur katër raste të sëmundjes, gjë që francezit e lidhin me kontaktin me italianët. Këtu merr shkas edhe ftesa për fushë neutrale, një hipotezë që sigurisht nuk i pëlqen bardhezinjve, që duan shtysën e publikut për të përmbysur humbjen 1-0: "Jemi të hapur për vendimet e Uefa” - ka thënë Aulas.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI