Flash

Polemikat për trukimin apo jo të Serie A gjejnë zgjidhje nga Napoli: propozimi është i rëndësishëm

Lapsi.al 1 March 2020
Polemikat për trukimin apo jo të Serie A gjejnë zgjidhje nga

Ndërsa janë shtuar polemikat mbi shtyrjen e ndeshjeve të Serie A për shkak të emergjencës koronavirus, nga Napoli vjen një propozim që jep një pikë të re refleksioni. Në detaje, për të evituar të minohet rregullsia e turneut, përgjegjësi për mardhëniet me jashtë i klubit napoletan Nicola Lombardo ka shprehur propozimin për të spostuar Kupën e Italisë për ti dhënë hapësirë ndeshjeve të Serie A. "Kërkojmë që të vazhdojë kampionati, dy ndeshjet e Kupës së Italisë mund të shtyhen pa problem në maj". ka shpjeguar ai.

"Ndodhemi përballë një emergjencë botërore e duhet të respektojmë vendimet - ka vazhduar Lombardo duke prezantuar propozimin e klubit të De Laurentiis për të dalë nga kjo situatë -. Por futbolli është një industri që duhet mbrojtur. Për ne kjo rrugë duket zgjidhja më e mirë, në tentativë për të mos kompromentuar kampionatin" - shtoi ai. Fjalë që tregojnë qartë një mesazh për autoritetet e në të njëjtën kohë japin edhe një zgjidhje.

"Mendojmë se kompeticionet po humbin besueshmërinë - ka përfunduar Lombardo -. Janë spostuar ndeshjet, do të ishte më e drejtë për mbrojtjen e kampionatit e skuadrave të vecanta që të luhet Juventus-Inter të mërkurën e të spostohen 2 gjysëmfinalet në maj".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI