Flash

Marotta i tërbuar me vendimin: "Kampionat i trukuar, Inter u dëmtua"

Lapsi.al 1 March 2020
Marotta i tërbuar me vendimin: "Kampionat i trukuar, Inter u

Koronavirus e ka përfshirë Serie A në kaos e Lega ka vendosur shtyrjen për disa ndeshje. Një situatë që ka prekur në vecanti Inter, që e sheh veten me dy ndeshje më pak se Lazio kryesuese e nuk e di nëse mund të luajë ndeshjen e ardhshme në San Siro kundër Sassuolo. Është tërbuar nga kjo gjendje administratori i deleguar zikaltër Beppe Marotta, që ngre zërin në një intervistë për Gazzetta dello Sport.

"E gjithë kjo cështje po përballohet keq, me shumë lehtësi - sulmon Marotta - Duhej administruar me ritëm ndryshe, edhe për të evituar aluzione të tilla. Lega kishte vendosur të luhej me dyer të mbyllura të enjten, pastaj të premten ministri Spadafora nuk e këshilloi këtë mënyrë. Gabimi këtu ishte i presidentit të Lega, Dal Pino, që vendosi pa pyetur askënd. Nuk është mirë, gjëja është shumë e rëndë. Ja përse si Inter kemi kërkuar dhe marrë një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Legas. Kështu mund të diskutojmë të ardhmen. Sepse ajo që do të ndodhë nga tani e tutje më shqetëson".

"Jam i preokupuar për Inter-Sassuolo të dielën e ardhshme - vazhdoi Marotta - Me dyer të mbyllura nuk mund të luhet, do ishte absurde të përdornim një mënyrë që një javë më parë nuk u konsiderua zgjidhje për emergjencën sanitare. Ka edhe dicka, për këtë javë duhej përdorur i njëjti kriter për të gjitha skuadrat. Inter është dëmtuar, kalendari i majit është i pabesueshëm" (9 ndeshje në 24 ndeshje).

Pastaj sulmi final: "Kampionati rrezikon të mos mbyllet? Po, nëse do kapërcehen ndeshje të tjera po. E pastaj pyes veten: përse u vendos më parë anullimi i Juventus-Inter para Inter-Sampdoria? Në bazë të kujt principi? Turneu është trukuar. Èshjtë prekur në ekuilibrat e tij".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI