Flash

Premier League: Liverpool tronditet 3-0 nga Watford: Klopp humbet pas 14 muajsh e 18 fitoresh radhazi

Lapsi.al 29 February 2020
Premier League: Liverpool tronditet 3-0 nga Watford: Klopp humbet pas 14 muajsh

Dështim befasues i Liverpool, që në Premier nuk humbiste prej 14 muajsh. Reds dolën të mundur 3-0 në fushën e Watford, i parafundit në klasifikim, duke humbur kështu takimin me historinë. Fitoren e 19 radhazi ia ka mohuar dygolëshi i Sarr e goli i Deeney. Skuadra e Klopp, me shumë gabime në mbrojtje, nënvleftësoi dëshirën për të shpëtuar të kundërshtarit që me ritëm e cinizëm mori një fitore të pamenduar.

Humbje e rëndë e Liverpool, edhe pse pjesa e parë u karakterizua nga një ekuilibër në fushë. Pavarësisht një klasifikimi deficitar, skuadra e Pearson mbajti mirë fushën, ndërsa Liverpool nuk shfrytëzoi luhatjet e kundërshtarëve me një linjë difensive shumë të lartë. Asnjë nga dy skuadrat nuk ndërtoi raste goli në pjesën e parë, por e dyta është një makth për Reds. Në të 54', në një aksion të nisur nga rivënia anësore, Sarr gjeti golin e parë, për të dyfishuar shifrat në minutën e 60'. Shtylla e Lallana nuk e dekurajoi Watford që gjeti edhe golin e tretë me Deeney në të 72'. Të besuarit e Jurgen Klopp nuk arritën të reagonin pavarësisht zotërimit të topit në gjysëmfushën kundërshtare. Premier League nuk është në diskutim për Reds, që megjithatë dështuan të arrijnë rekordin e 19 ndeshjeve të fituara radhazi në kampionat.

Chelsea i Frankie Lampard nuk arriti të kalojë mbrojtjen e Bournemouth, duke barazuar 2-2 e duke mos shfrytëzuar humbjen e Leicester kundër Norwich të fundit të klasifikimit. West Ham gjeti një fitore të rëndësishme për klasifikimin kundër Southampton 3-1 falë golave të Bowen, Haller e Antonio. I kotë goli në të 31' i Michael Obafemi për Saints. Përfundon pa gola sfida mes Newcastle e Burnely pavarësisht se formacioni i shtëpisë ka impostuar lojën e ka shkuar më shumë në konkluzion. Skuadra e drejtuar nga Bruce vazhdon të mos humbasë ndeshjet brenda kundër Burnley që nga prilli 1976.

https://www.youtube.com/watch?v=DYTv48TTepk

Të këshilluara

Zyrtare/ Nuk ka Juventus-Inter: luhet në maj

Dyer të mbyllura dukej si një vendim zyrtar, por Serie A bën hapa pas e vendos shtyrjen e e gjysmës së javës futbollistike. Juve-Inter e katër ndeshje të tjera ...

15:08

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI