Flash

Zyrtare/ Nuk ka Juventus-Inter: luhet në maj

Lapsi.al 29 February 2020
Zyrtare/ Nuk ka Juventus-Inter: luhet në maj

Dyer të mbyllura dukej si një vendim zyrtar, por Serie A bën hapa pas e vendos shtyrjen e e gjysmës së javës futbollistike. Juve-Inter e katër ndeshje të tjera të kampionatin në program në këtë fundjavë pa publik (Milan-Genoa, Parma-Spal, Sassuolo-Brescia e Udinese-Fiorentina) do të shtyhen për në 13 maj. Lajmin e ka bërë të ditur Lega Calcio. Finalja e Kupës së Italisë është shtyrë për të mërkurën e 20 majit.

Zhvillimi për shtyrjen u forcua një ditë më parë. Nga njëra anë luhatjet e qeverisë, nga ana tjetër disponibiliteti i autoriteteve sportive. Ministri i sportit Vincenzo Spadafora kishte takuar fillimisht delegacionin e Federatës së futbollit bashkë me ligat, pastaj presidentin e Coni Giovanni Malagò. Ishte përcaktuar kështu propozimi për shtyrjen, që u prezantua në këshillimin e ministrave. Në orët që pasuan, komisioni shkencor i ministerisë së Shëndetit e rajonet kanë aprovuar cështjen që nuk lidhet vetëm me manifestimet sportive. Ndërkohë në orët e ardhshme do të vazhdohet puna mbi hipotezën e kalendarit të ri që do të varet shumë nga ecejaket e emergjencës së koronavirus.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI