Flash

"Kastë arbitrash kundër nesh": Partizani paralajmëron FSHF me qendrim zyrtar

Lapsi.al 29 February 2020
"Kastë arbitrash kundër nesh": Partizani paralajmëron

"Nëse një kastë pseudoprofesionistësh, marrin përsipër të vendosin fatin e një takimi, vetëm për shkak se kanë mundësinë të kenë bilbilin, atëherë duhet të marrim masa, të gjithë së bashku, institucionalisht apo ligjërisht". Fjalë me peshë të shkruar e zeza mbi të bardhë në komunikatën zyrtare të Partiznit, që pozicionohet tashmë hapur në konflikt me këdo ka cënuar të drejtën sportive në fushë. Juxhin Xhaka ka qenë protagonist i derbit me Tiranën, me dy standardet e tij të gjykimit. Nëse prekja me dorë e minutës së dytë nuk u dha penallti për Partizanin, një dorë në sup e Bitrit 10 minuta më pas ishte penallti e karton i kuq, pa llogaritur më pas llogaritë e kujdesshme në shpërndarjen e kartonëve të verdhë, ku për Tiranën u falën në mënyrë të vazhdueshme Batha, Cobinnah e Hoxhallari.

"Thellësisht të hidhëruar për vjedhjen që i bëhet djersës së lojtarëve dhe dëmtimin e vazhdueshëm që i bëhet ekipit në ecurinë e tij në këtë kampionat - shkruhet në komunikatë -, kërkojmë nga Federata Shqiptare e Futbollit marrjen e masave të menjëhershme ndaj kësaj kaste arbitrash që bashkë me imazhin e Partizanit po dëmton dhe imazhin e Kategorisë Superiore si dhe vetë Institucionin më të lartë të Futbollit në vend, duke rritur pakënaqësinë e sportdashësve përkundrejt besueshmërisë së garës sportive". Në derbi, të paktën gjatë pjesës së parë, edhe me 10 lojtarë Partizani dominoi skuadrën kundërshtare e dëshmuar edhe me numrin e goditjeve nga këndi 12-1 në favor të të kuqve. "Tendenciozitet që vërehet qartë që në minutat e para, me 11 metërsh të padhënë në favor, karton të kuq të munguar ndaj kundërshtarit për sjellje antisportive dhe vazhdon me 11 metërsha kundër plus karton i kuq në rastin më të parë...etj, etj. Të gjitha këto në mes të kryeqytetit, para 20 mijë spektatorëve dhe mijëra teleshikuesve!!!"

Partizani kthen në kujtesë të gjitha situatat e këtij sezoni, ku derbi ishte vetëm i fundit që pasoi atë që ndodhi me Bylis në kryeqytet. Një gol i anulluar padrejtësisht dhe një i vlerësuar gabimisht, që i kushtuan dy pikë në renditje të kuqve: "Historia e gabimeve arbitrale këtë sezon nuk fillon dhe nuk mbaron me këtë ndeshje derbi dhe nuk i përket vetëm FK Partizanit, por kjo vijueshmëri gabimesh krijon hije të theksuara dyshimi për njëanshmërinë e trajtimit të episodeve kyçe në disfavor të ekipit tonë, duke na shkaktuar një dëm të konsiderueshëm në renditje.

Dhe në fund paralajmërimi: "FK Partizani para se të bëjë kritikë, ka bërë autokritikë sportive, por për të mirën e futbollit, kjo që ndodhi nuk duhet të mbyllet brenda 90 minutave të këtij derbi".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI