Flash

"Sormani? Duhet të lëkundet fanella e arbitrit": Rama kryqëzon Xhajën

Lapsi.al 28 February 2020
"Sormani? Duhet të lëkundet fanella e arbitrit": Rama

"Për një vendosje dore në shpatullën e Torasës, u dha një karton i kuq. Më thoni kur e keni parë? Që ta di dhe unë, se po mësoj dhe unë futboll. Në qoftë se kemi ardhur këtu që fati i ndeshjes të vendoset në mënyrë arbitrare, nga një arbitër komplet inkopetent, unë nuk di çfarë të them". Luan në sulm drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, duke akuzuar hapur arbitrin Juxhin Xhaja për episodet që vendosën ndeshjen.

Kartoni i kuq pas penalltisë së minutës së 12 dhe standardi i dyfishtë i shpërndarjes së kartonëve ka qenë pikë ku të kuqtë kanë kryqëzuar arbitrin, duke akuzuar për një sistem kundër të kuqve apo pro Tiranës: "Nuk e di si arbitri mbrapa porte mund t’i thotë arbitrit kryesor jep karton të kuq. Ku e keni parë, ma thoni që ta di dhe unë. Do ishte e bukur të fitonim për moral, por nuk fituam dot. I falëm Tiranës ndeshjen. Nuk ka lidhje fare me stolin e trajnerit. Duhet të lëkundet fanella e arbitrit me këtë ndeshje”.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI