Flash

Video/ Flamurtari është befasia e javës: Në Gjirokastër Laci kalon me një penallti 'të dhuruar'

Lapsi.al 29 February 2020
Video/ Flamurtari është befasia e javës: Në Gjirokastër

Pas jehonës së derbit, Superioria nxjerr në skenë befasitë dhe të tjera polemika që do të vazhdojnë të krijojnë zhurmë. Me një 11 metërsh të dyshimtë Laci ka arritur ti hapë rrugën fitores me Luftëtarin, ndërsa statistikat nuk e ndihmuan Vllazninë të largohet nga zona playout: Skënderbeu u imponua në Loro Borici, ndërsa Bylis rrezikon të humbasë Europën nga një ndeshje e shkuar keq kundër Flamurtarit dhe një penallti e humbur.

Bylis 0-0 Flamurtari

Duhet të ishte një ndeshje e thjeshtë për Bylis, sidomos pas performancës që bëri kundër Partizanit një javë më parë, në atë 2-2 me grintë e personalitet. Por nuk ndodhi kështu. Flamurtari i vendit të fundit, por me të ardhurit e janarit në fushë, është treguar një skuadër e vështirë, që ka ditur të mbajë mirë fushën dhe të rrëmbejë barazimin e shtatë në 24 javë. Mundësinë më të mirë për të kaluar vlonjatët në Adush Muca, Bylis e pati në minutën e 34 ku Hidi nga pika e bardhë gjeti traversëm, duke humbur penalltinë e dytë të sezonit.

Luftëtari 0-2 Laçi

Ardhja e Novit në pankinë e kishte shkundur disi Luftëtarin në kërkim të një rezultati pozitiv, por kundër Lacit gjirokastritët janë marrë edhe me vendimet e kontestuar arbitrale, si 11 metërshi që i hapi rrugën fitores së kurbinasve, që deri në atë moment nuk po arrinin të tregonin surpremacinë kundër bluezinjve. Në minutën e 66 Nëabueze fiton një penallti të cilën Meta e akordoi nën protestat e gjirokastritëve. Goli i amerikanit e bëri të thjeshtë më pas detyrën, që u kompletua nga goli i minutës së fundit nga Xhixha, që vulosi fitoren që e ngjit skuadrën e Cungut në vendin e tretë, me pikë të barabarta me Partizanin.

Vllaznia 0-1 Skëndërbeu

Dy fitoren e mëparshme të këtij kampionati nuk i bënë punë Vllaznisë, që është befasuar në fund në ndeshjen me Skënderbeun, shumë e rëndësishme për zonën play out. Korcarët tani janë katër pikë larg shkodranëve, që e kanë komplikuar shumë punën me këtë rezultat. Ilir Daja i gëzohet golit të Krasniqit në minutën e tretë shtesë, në një kombinim spektakolar me Bregun, që i jep kreditet performancës së korcarëve, që u treguan skuadra më e mirë në Loro Borici.

Të këshilluara

Zyrtare/ Nuk ka Juventus-Inter: luhet në maj

Dyer të mbyllura dukej si një vendim zyrtar, por Serie A bën hapa pas e vendos shtyrjen e e gjysmës së javës futbollistike. Juve-Inter e katër ndeshje të tjera ...

15:08

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI