Flash

Son kthehet nga Korea, Tottenham e fut në karantinë

Lapsi.al 29 February 2020
Son kthehet nga Korea, Tottenham e fut në karantinë

Masat parandaluese për përmbajtjen e Koronavirusgodasin edhe një nga protagonistët e futbollit anglez. Son Hueng Min, sulmuesi i krahut të Tottenham që është rikthyer nga Korea e Jugut, do të vendoset në karantinë për të evituar rrezikun e infektimit. E ka komunikuar lajmin vetë tekniku i Spurs, José Mourinho: "Unë nuk jam askush për të gjykuar këtë vendim - ka thënë Special One - Në këto situata është e drejtë që të merren masat e duhura si nga autoritete, ashtu dhe qeveria. E klubi, natyrisht, i qendron vendimeve të tyre edhe në rastin e Sonny".

Son ishte kthyer në vendin e tij të lindjes për tiu nënshtruar një operacioni në bërrylin e djathtë, pas frakturës që pësoi në 16 shkurt gjatë sfidës me Aston Villa. Në ditët e kaluara, Mbretëria e Bashkuar ka aktivizuar disa masa për të limituar shpërndarjen e virusit në vend, mes të cilave karantinën për 14 ditë për ata që vijnë nga Korea e Jugut, një nga qendrat kryesore të epidemisë. Son, sapo të kthehet në Londër, nuk mund të stërvitet me skuadrën e as të takohet me shokët e tij për dy javë.

Të këshilluara

Zyrtare/ Nuk ka Juventus-Inter: luhet në maj

Dyer të mbyllura dukej si një vendim zyrtar, por Serie A bën hapa pas e vendos shtyrjen e e gjysmës së javës futbollistike. Juve-Inter e katër ndeshje të tjera ...

15:08

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI