Flash

Manovra kuksiane: Hallaçi "në familje", në pritje të... dikujt

Lapsi.al 1 March 2020
Manovra kuksiane: Hallaçi "në familje", në pritje

Shkarkimi i Shpëtim Duros e ka kapur të papërgatitur Kukësin, që në garë me kohën duhet të gjejë një trajner me njohje për skuadrën dhe mentalitetin e kampionatin tonë. Emri i parë që të shkon në mendje është natyrisht Skënder Gega. Jo se doli kampion me Partizanin dhe nuk ka një skuadër, por se tekniku përpara se të shkonte tek të kuqtë kishte patur kontakte dhe gati firmë me Kukësin. Blutë janë në negociata në disa drejtime, por pankina në këtë moment djeg dhe vështirësitë për të bërë një zgjedhje janë të dukshme. E për të mos e lënë pa timonier skuadrën është thirrur në familje ai që më shumë e ndjen peshën e fanellës, Rrahman Hallaci. Ish-kapiteni e zëvendëstrajneri i Kukësit, që sapo ishte liruar nga detyra si trajner i U-19 tek Internacional ka pranuar akordin me skuadrën e vendlindjes, për të drejtuar skuadrën në pritje të një emri, që për momentin po has vështirësi të shfaqet.

"Nesër ekipi do të dalë në stërvitje dhe trajner i përkohshëm do të jetë ish-kapiteni Rrahman Hallaçi, që rikthehet te Kukësi pas një aventure të suksesshme si futbollist - shkruhet në komunikatën për shtyp -. Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet në një moment të dytë për të cilin do të ketë njoftim! Faleminderit!". Pak reshta që bëjnë të qartë situatën, me Hallacin që pas prezantimit të trajnerit të ardhshëm, do të qendrojë si trajner i dytë.

Por cështja është pak e komplikuar, sepse Gega, nga sa bëhet e ditur nga burime brenda klubit, nuk ka ndërmend të marrë përsipër detyrën. Asgjë sështë e sigurtë për momentin, por një ide e Kukësit vërtitet tek Sulejman Starova, një që ambjentin e njeh mirë se ka punuar edhe si drejtor edhe si trajner dhe që ka treguar në karreiër se di si fitohet.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI