Flash

Lega i përgjigjet Interit: "Nuk donin Juventus me tifozë, refuzuan të luanin të hënën"

Lapsi.al 1 March 2020
Lega i përgjigjet Interit: "Nuk donin Juventus me tifozë,

Nuk ka vonuar aspak përgjigja e Lega Serie A ndaj akuzave të Beppe Marotta e Inter pas shtyrjes në maj të Derbit të Italisë e të katër ndeshjeve të tjera. "Të premten administratori De Siervo e unë i propozuam Inter të spostonte ndeshjen kundër Juventus të hënën në mbrëmje, për ta luajtur me dyer të hapura. Inter refuzoi kategorikisht të zbresite në fushë, tani të marrin përgjegjësitë e tyre e të mos flasin për sportivitet e kampionat fals", ka thënë presidenti Paolo Dal Pino.

"Marotta përfaqëson nevojat e Inter, unë kujdesem për interesat e përgjithshme të Serie A, që fatkeqësish përballet me gazeta të lidhura me skuadra të ndryshme. Unë duhet të promovoj kampionatin italian dhe imazhin e tij në botë, transmetimi i ndeshjeve me stadium bosh do të ishte një kartolinë e shëmtuar e vendit", ka thënë Dal Pino, për Ansa.

Në këtë pikë, sidoqoftë nuk përjashtohet rikuperimi i ndeshjeve para 13 majit, datë e zgjedhur momentalisht për shtyrjen. "A mund të luhet më parë? Sigurisht, kjo ishte vetëm data formale e lirë për të dhjetë skuadrat e përfshira për shkak të impenjimeve në kompeticionet kombëtare e ndërkombëtare".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI