Flash

Foto/ "Zaha, je një qaraman": plas sherri me Schelotto në Premier League

Lapsi.al 1 March 2020
Foto/ "Zaha, je një qaraman": plas sherri me Schelotto në

Ezequiel Schelotto, ish-lojtari i Inter e aktualisht në radhët e Brighton, ka qenë protagonist i një përplasje verbale me Wilfried Zaha, që ka ndezur sfidën e Premier League kundër Crystal Palace (0-1 rezultati final). Gjithcka nisi sepse dukej që Zaha, sulmuesi i krahut të Crystal Palace, kishte pështyrë drejt lojtarëve të Brighton që po bënin nxemjen, por kaosi ka shpërthyer kur Schelotto e goditi me top, duke shkaktuar reagimin e tërbuar të kundërshtarit, që u sul mbi argjentinasin duke e shtyrë. Arbitri e ka ndëshkuar me karton të verdhë Schelotto, por sherri ka vazhduar e argjentinasi është kapur nga telekamerat, duke i bërë Zaha gjestin e lotëve: "Je një qaraman".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI