Flash

Video/ Trofe e kartonë të kuq, 14 vjet e 41 sfida: Real-Barcellona është akoma Messi kundër Ramos

Lapsi.al 1 March 2020
Video/ Trofe e kartonë të kuq, 14 vjet e 41 sfida: Real-Barcellona

Përsëri ata, gjithnjë ata, e gjithnjë në të njëjtin vend. Real-Barcellona (starti në orën 21 në Bernabeu) do të jetë edhe njëherë Messi kundër Sergio Ramos, dy kapitenët ndahen vetëm nga dy pikë. Një sfidë e përjetshme, plot kryqëzime e histori, e 41 në karrierë mes të dyve.

Gjithcka nisi në 19 nëntor të 2005. Sergio ishte 19 vjec, Leo 18; i pari sapo kishte ardhur nga Sevilla, i dyti kishte nisur të zinte vend në një Barcellona fenomenësh, duke u bërë më i forti nga të gjithë: në atë Clasico, 14 vjet më parë, ishin Beckham e Ronaldo, Eto'o e Ronaldinho, Zidane e Deco. Sot kanë kaluar 14 vjet e disa muaj, por të dy kapitenët janë aty gati të duelojnë.

Ramos është bërë lojtari me më shumë kartonë të kuq në historinë e Real e të La Liga, 26 kartonë. 41 duelet mes Leo e Sergio janë në favor të të parit: 19 fitore kundër 12, që në Liga janë me bilanc edhe më të ndjeshëm, 14 kundër 6, me 6 barazime. Mbrojtësi ka nga ana e tij Copa del Rey, dy finale të fituar ndaj katalanasve e Superkupën e Spanjës. Kënaqësi të vogla, kunddrejt turpërimeve të mëdha: 6-2 në 2009, 5-0 në 2010, 5-1 në 2018 pa Messi).

https://www.youtube.com/watch?v=wPlKW1UUrNo

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI