Flash

Koronavirus tremb PSG: "Më mirë të shtyhet se pa tifozë kundër Dortmund”

Lapsi.al 2 March 2020
Koronavirus tremb PSG: "Më mirë të shtyhet se pa tifozë

Problemi Coronavirus po tremb edhe Francën e nëse Psg ka marrë disa masa për të ruajtur të teseruarit e tij, rreziku për të luajtur kthimin e 1/8 të finaleve të Champions League kundër Dortmund me dyer të mbyllura është real. Hipotezë që nuk i pëlqen aspak Marquinhos: "Më mirë të shtyhej ndeshja se të luajmë pa tifozë".

Situata e Psg nga pikëpamja sportive është delicate. Në Parc des Princes francezët duhet të përmbysin humbjen 1-2 të pësuar nga Dortmund, por emergjenca për shpërndarjen e virus mund të ndryshojë planet. Për momentin në Francë janë ndaluar manifestimet me më tepër se 5mijë persona, por Uefa nuk ka parashikuar plane alternative për sfidën e 11 marsit: "Të luash kthimin pa tifozët tanë është një mëkat e një disavantazh duke parë që ata e kishin mbështetjen e tifozëve të tyre në vajtje. Edhe ne duam të luajmë me mbështetjen e tanëve. Nuk dua ndeshje me dyer të mbyllura, do të preferoja më mirë të shtyhej ndeshja".

Psg ndërkohë ka aplikuar masa të reja për të evituar kontaktet mes të teseruarve të tij dhe personave jashtë skuadrës. Në javën e fundit lojtarët janë futur nga hyrje sekondare, pa kaluar rrethuar nga tifozët si zakonisht, mixed zone u hoq dhe konferenca e shtypit u zhvillua me gazetarët të ndaluar të uleshin në radhën e parë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI