Flash

Juve-Inter me dy hipoteza: ja kur do të luhet Serie A

Lapsi.al 2 March 2020
Juve-Inter me dy hipoteza: ja kur do të luhet Serie A

E gjithë cështja është kur do të luhet sfida titull mes Juventus e Inter? Me dyer të hapura, dyer të mbyllura apo me limitime për ata që vijnë nga zona të përcaktuara të kuqe? Zgjidhja për kaosin që ka ndezur gjakrat e po kondicionon fundin e kampionatit do të gjendet duke evituar më të keqen: nëse vazhdohet me shtyrje sezoni rrezikon të dështojë për mungesë datash.

Për momentin kjo është siguria e vetme, bashkë me atë që deri të dielën 8 mars në Lombradi, Veneto e Emilia Romagna nuk mund të luhet me dyer të hapura si ka deklretuar kryeministri Conte. Shtyrja ndeshjeve të parashikuara për fundjavëv që sapo u mbyll i ka lënë të gjithë të pakënaqur: Brescia kërcënoi veprime ligjore, Liverani nuk la gjë pa thënë, Veloso gjithashtu, askush nuk do të luajë me dyer të mbyllura e pastaj është Inter, që ka zbritur në luftë me protestën e tifozëve e debatin e ashpër mes Marotta e Dal Pino.

E atëherë cfarë ndodh? Hipotezat në tavolinë për momentin janë dy (në kohën që propozimi i Napoli nuk është pranuar e gjatë javës do të luhet Kupa e Italisë me limitet e rastit).

Hipoteza 1) Me fshirjen e idesë ("provokuese") për të luajtur Juve-Inter me dyer pjesërisht të hapura të hënën datë 2, tani po punohet për të shtyrë një javë kampionati. Gjashtë ndeshjet e shtyra do të rikuperoheshin kështu mes të shtunës 7, të dielës 8 e të hënës 9, kështu ndeshja vendimtare në Stadium mund të luhet me porta të hapura duke shpëtuar inkasimin (rreth 5 mln) të bardhezinjve e imazhin e Italisë jashtë kufijve. Java e 27 e gjitha do të spostohej në 13 maj (e finalja e Kupës Italisë në 20 maj në San Siro, sepse Olimpico do të 'dorëzohet' për Uefa-n për Euro 2020). Një zgjidhje që do të lehtësonte edhe kalendarin e majit të Inter, që në fakt është shprehur në favor: "Do të ishte e drejtë që ndeshjet e shtyra të kishin përparësi. Juve-Inter të hënën? Do e diskutojmë pasnesër” ka thënë Marotta.

Hipoteza 2) Mundësia tjetër që mbetet në këmbë, por që i pëlqen pak personave, është shtyrja e javës së 26 në 13 maj, me fundjavën e ardhshme të kampionatit që do të rishkruhej duke ndjekur dekretin e qeverisë: do të luhej të shtunën e të dielën me porta të hapura ku është e mundshme të spostoheshin të hënën e ardhshme ndeshjet objekt të limitimeve. Gjithnjë nëse emergjenca përfundon vërtetë të dielën e 8 marsit...

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI