Flash

Mariano Diaz rekord unik! Një minutë në Liga, një gol… Barcelonës

Lapsi.al 2 March 2020
Mariano Diaz rekord unik! Një minutë në Liga, një

Në festën e Real Madrid ka…një të ftuar special. E nuk është Cristiano Ronaldo, që përfitoi nga shtyrja e Juventus-Inter për të parë ish-shokët e tij të mundnin Barcelonën. I ftuari që nuk e pritej është madje në fushë, deri edhe në tabelën e shënuesve. E duke konsideruar që në teori nuk duhej të ishte as në pankinë, por në tribunë, kuptohet si mbrëmja e Mariano Diaz, që fiksoi në 2-0 rezultatin e Clasico, është e vecantë. Edhe në dritën e rëndësisë së ndeshjes, numrat e sezonit të tij tregojnë një histori që më e cuditshme nuk mund të imagjinohej.

I GRUMBULLUAR RASTËSISHT – Mariano Diaz në pankinë në ndeshjen kundër Barcelonës nuk është dicka e zakonshme, sepse ajo në Clasico është vetëm grumbullimi i dytë sezonal në kampionat. Të vetmen herë i kishte ndodhur kundër Maiorca në tetor, pastaj gjithnjë në tribunë (18 herë) ose infermeri (6 të tjerat). Por ka edhe më shumë. Spanjolli që luan me Republikën Domenikane duhet të falenderojë Rodrygo, që javën para ndeshjes që vlente sezonin u ndëshkua me të kuq ndërsa luante me Castilla. Rezultati, i skualifikuar për Clasico e hapësirë e detyruar në pankinë mes njërin nga Mariano e Jovic. Cuditërisht duke parë sjelljen sezonale, Zidane zgjodhi ish-sulmuesin e Lyon.

NJË GOL NË MINUTË – Në fund Mariano Diaz hyri në fushë, kur kishte filluar shtesa. Ndryshimi është nga ato taktikë, për të humbur kohë e për të thyer ritmin e Barça, që kërkonte barazimin. Por futbolli është i cuditshëm dhe numri 24 i Real përfiton nga një skuadër katalanase e hapur dhe mposhtu në kundërsulm Ter Stegen. Bernabeu natyrisht nuk priste të shihte të festonte lojtarin më pak të përdorur të organikës, sepse minuta e luajtur në Clasico është e para në kampionat për Mariano Diaz, që deri tani e kishte parë fushën për 44 minuta në Superkupë. Kështu, tani ka një rekord unik në Liga…një gol në minutë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI