Flash

"Nuk e di cfarë duan nga unë këta idiotë": presidenti i Hoffenhaim në kundërsulm ndaj ultrasve të Bayern

Lapsi.al 2 March 2020
"Nuk e di cfarë duan nga unë këta idiotë":

Nuk qetësohen polemikat për parrullat e koret kundër presidentit të Hoffenheim, Dietmar Hopp. "Sikur vetëm ta dija, edhe nga larg, cfarë duan këta idiotë nga unë...", është shfryrë për Sport1, pronari i klubit gjerman e themelues i Sap. Ai, që nga 1995 ka shpenzuar rreth 800 milionë për projekte që lidhen me sportin, mjekësinë (është impenjuar në ndërtimin e një instituti klinik kardiologjik që do të jetë aktiv këtë vit), urrejtjen që ultrasit i shfaqin nuk e kupton.

Dje gjatë ndeshjes së basketbollit të Bayern Mynih, tifozët kanë shfaqur një parrullë me të cilën kanë kritikuar ultrasit e Schickeria për ofezat e tyre ndaj Hopp: "Zbavitje e mbështetje në vend të urrejtjes e ofendimeve". Edhe gjatë ndeshjes mes Union Berlin-Wolfsburg, tifozët kanë shfaqur një tjetër parrullë anti-Hopp. Në Gjermani shoqëritë dhe opinioni publik po punojnë kundër urrejtjes. Schalke 04, ka bërë të ditur, përmes një komunikate zyrtare, se përballë parrullave ofenduese personale (jo vetëm kundër Hopp...) skuadra do të dalë nga fusha "pavarësisht nga minuta e lojës, nga rezultati ose nga pasoja që mund të ketë veprimi ynë".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI