Flash

Video/ Dhunë në derbin e Beogradit: tifozët e Partizanit rrihen mes njëri-tjetrit, pastaj me ata të Zvezdës

Lapsi.al 2 March 2020
Video/ Dhunë në derbin e Beogradit: tifozët e Partizanit rrihen

Derbi më i madh i futbollit serb nuk mund të kalonte pa probleme e incidente të rënda mes tifozëve. Jo vetëm mes Deli (tifozëve të Crvena Zvezda) e Grobari (Partizan), por edhe mes tifozëve të Partizanit vetë, që luftuan njëri kundër tjetrit. Para derbit, që përfundoi 0-0, dy tifo-grupe kundërshtarë e rivalë, mbështetës të Partizanit, janë përplasur përpara stadiumit, me një bilanc prej tre të plagosurish që janë transportuar në spital. Konflikti ka vazhduar më pas në sektorin e jugut të Marakana e policia është detyruar të ndërhyjë.

Ka patur gjithashtu konflikt mes tifo grupeve ultràs të Partizanit e atyre të Crvena Zvezda, gjatë pasdites. Në këndin mes Lamartinova e Nebojsa Street në Beograd, rreth orës 17 të një dite më parë, grupet janë konfrontuar në rrugë. Ata që kanë sulmuar kanë qenë tifozët e Partizanit, që në atë moment kanë qenë në numer superior. Edhe në këtë rast tre persona kanë mbetur të plagosur e janë transportuar në spital.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI