Flash

Skandal në Leipzig: nxirren jashtë stadiumit tifozët japonezë

Lapsi.al 2 March 2020
Skandal në Leipzig: nxirren jashtë stadiumit tifozët
Fobi nga Koronavirus. Në Gjermani, disa tifozë japonezë janë larguar nga stadiumi si të dyshuar se mund të ishin bartës të epidemisë. E gjitha kjo ndodhi në sfidës mes Leipzig e Bayer Leverkusen. Sipas asaj që bën të ditur Sportbible, një tifoz japonez ishte futur pa asnjë problem brenda Red Bull Arena. Por ndodhi ndodhi dicka e pazakontë. Një roje i është afruar dhe i ka kërkuar të largohet nga stadiumi, duke e konsideruar si bartës të Koronavirus. Gjëja nuk ka kaluar pa vëmendje, sidomos pas postimit protestues të tifozit. “Për shkak të Koronavirus, miqtë e sponsorit japonez janë evakuuar nga stadiumi 15 minuta pas fillimit. Një punonjës i sigurisë më tha “Më vjen keq”. Nuk është faji i askujt… Por të largohesha nga stadiumi me entuziazëm për një epidemi është vërtetë e trishtë”. Lajmi është konfirmuar nga faqja RBlive.de që raportoi se shërbimi i sigurisë i ka larguar nga stadiumi 20 spektatorë japonezë gjatë sfidës me Bayer Leverkusen. Klubi, pak më pas, përmes profilit zyrtar në tëitter ka pranuar gabimin. Rrjedhojë sigurisht e rekomandimeve të Robert Koch Institute (RKI) për eventet e mëdha. Është tjetër gjë në fakt të kërkosh kontroll dhe tjetër të përjashtosh apriori. Shoqëria gjermane përvec se ka shpjeguar protokollin, ka postuar edhe ndjesën e saj. “Deklarata jonë mbi ngjarjen e pakëndshme të djeshme me vizitorët japonezë në stadium. Leipzig kërkon ndjesë për gabimin dhe dëshiron të rregullojë atë që ndodhi.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI